RRJETI SEE Q
Rrjeti Queer i Evropës Juglindore të aktivisteve/ëve LGBTIQ të ish-Jugosllavisë
Rrjeti SEE Q është rrjet regjional i aktivisteve/ëve dhe përfaqësueseve/ëve LGBTIQ nga 20 organizata LGBT nga Sllovenia, Bosna dhe Hercegovina, Sërbia dhe Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia.
Rrjeti SEE Q është themeluar në shtator të vitit 2003 si përpjekje e përbashkët në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut të popullatës LGBTIQ, si dhe me parandalimin e diskriminimit dhe dhunës në bazë të orientimit seksual, identiteti dhe të shprehurit gjinor si dhe veçorive (ndër)gjinore, si në regjion ashtu edhe në nivelin ndërkombëtar.
Rrjeti SEE Q ka për qëllim të krijoj një rrjet të fortë të aktivisteve/ëve dhe organizatave të cilat do të bashkëpunonin në projektet me qëllim dhe interes të ndërsjellë, që do të mund të rezultonte në lëvizjen regjionale të LGBTIQ e cila, në aspektin lokal, global, politik, kulturor dhe profesional do të përfaqësonte të drejtat e njeriut të personave LGBTIQ në publik dhe shoqëri.
Rrjeti SEE Q është i hapur për bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave profesionale me shoqatat e tjera LGBTIQ po ashtu edhe me shoqatat të cilat merren me të drejtat e njeriut, si dhe me rrjetet dhe iniciativat e tjera në regjion dhe botë.
PROJEKTET E SEE Q
Momentalisht rrjeti SEE Q punon në projektin regjional lidhur me lobimin, avokimin dhe politikën publike të LGBTI. Ky është projekti i parë LGBTI i nivelit regjional i cili përfshinë koordinimin regjional dhe politikën e objektivave. Qëllimi i këtij projekti është që në mënyrë profesionale të ushtroj dhe edukoj aktivistet/ët dhe të përforcoj dhe zgjeroj rrjetin SEE Q ashtu që me sukses të loboj dhe të avokoj në ndërrimin e gjendjes aktuale në sistemet shtetërore dhe ndërkombëtare të drejtësisë në bazë të respektimit të domosdoshëm të të gjitha të drejtave të njeriut të popullatës LGBTIQ të cilat garantohen dhe promovohen nga standardet ndërkombëtare në aspektin (jo vetëm) të orientimit seksual, identitetit dhe të shprehurit gjinor, të veçorive (ndër)gjinore.
TAKIMET E RRJETIT SEE Q
2003.
- Bozhava, Dugi otok (Kroaci), 03.09.
- Shkup (Maqedoni), 29.11.
2004.
- Sarajevë (Bosnë dhe Hercegovinë), 28.02.
- Riekë/Opati (Kroaci), 29.-30.05.
- Shkup (Maqedoni), 08.-10.10.
- Lublanë (Slloveni), 17.-19.12.
2005.
- Sarajevë (Bosnë dhe Hercegovinë), 06.-07.02.
- Beograd (Sërbi dhe Mali i Zi), 07.-08.05.
- Zagreb (Kroaci), 23.-24.07.
- Novi Sad (Sërbi dhe Mali i Zi), 22.-22.10.
2006.
- Šabac (Sërbi dhe Mali i Zi), 04.-05.02.
- Opatija (Kroaci), 07.-09.04.
ORGANIZATAT ANËTARE TË RRJETIT SEE Q
- Udruženje Q (Sarajevë, Bosnë dhe Hercegovinë)
- Ženska soba (Zagreb, Kroaci)
- Iskorak (Zagreb, Kroaci)
- LORI (Riekë, Kroaci)
- Elysium and Sappho (Prishtinë, Kosovë)
- Centar za građanska i ljudska prava (Shkup, Maqedoni)
- EGAL (Shkup, Maqedoni)
- MASSO (Shkup, Maqedoni)
- Legebitra (Lublanë, Slloveni)
- Magnus (Lublanë, Slloveni)
- Škuc LL (Lublanë, Slloveni)
- DIH (Lublanë, Slloveni)
- Centar za produkciju jednakosti (Novi Sad, Sërbi dhe Mali i Zi)
- Deve (Beograd, Sërbi dhe Mali i Zi)
- Duga (Šabac, Sërbi dhe Mali i Zi)
- Gayten LGBT (Beograd, Sërbi dhe Mali i Zi)
- Lambda (Nish, Sërbi dhe Mali i Zi)
- Labris (Beograd, Sërbi dhe Mali i Zi)
- NLO (Novi Sad, Sërbi dhe Mali i Zi)
- SPY (Beograd, Sërbi dhe Mali i Zi)
- Queeria (Beograd, Sërbi dhe Mali i Zi)
KONTAKT
E-mail: SEEQmreza@yahoo.com
Web
www.seequeer.net
www.queer.ba/seeq.htm
www.gaykosova.org/rrjetiSEEQ.htm





